Premierliga – 145 milionë funte donacion për luftën kundër Covid19

Premierliga është treguar jashtëzakonisht bujare, në kohën kur po luftohet kundër pandemisë Covid19.

Përhapja e koronavirusit ka prekur edhe Britaninë e Madhe, ku numri i të prekurve e viktimave po rritet dita-ditës.

Sot, pas një takimi të mbajtur, Premierliga ka vendosur që sezoni të suspendohet deri në kohë të pacaktuar.

Por, mes shumë vendimesh, është vendosur që të ndahen edhe fondacione për ndihmë.

Premierliga ka vendosur të ndajë 20 milionë funte për NHS (National Health Service) dhe 125 milionë funte për EFL dhe Nationa League (divizione më të ulëta të futbollit anglez).

Deri në vendimin e ardhshëm të Premierligës, nuk dihet se kur do të rifillojë sezoni, ose nëse do të rifillojë.