Premierliga pëson humbje astronomike nëse nuk rifillon sezoni

Pandemia e koronavirusit ka prekur edhe sportin në të gjithë botën, sidomos pjesën financiare të tyre.

Ata që dukeshin se ishin të paprekur nga kjo, tashmë po mendojnë për pasojat që mund t’i ketë ditëve në vijim.

Nuk është e qartë se si, nëse ose kur sezonet e futbollit mund të përfundojnë në këtë kohë të krizës së koronavirusit, por tashmë është e qartë se do të ketë implikime serioze financiare nëse ligat e brendshme nuk do të përfundojnë, përcjell lajmi.net.

Në Premierligë, mos përfundimi i sezonit mund të bëjë ata t’i detyrohen transmetuesve plotë 865 milionë euro.

Kjo sipas BBC, të cilët po raportojnë gjithashtu se bosët e Premierligës duan që lojtarët të marrin ulje pagash prej 30 përqind.