Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan mbërrin në Arabinë Saudite

Presidenti Erdogan mbërrin në Arabinë Saudite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti sot në Arabinë Saudite për një vizitë pune njëditore, raporton Anadolu.

Avioni i Erdoganit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Mbretit Abdulaziz në Xheda, ku ai u prit nga Mishaal bin Abdulaziz Al Saud, zëvendës guvernator i rajonit të Mekës, ambasadori i Turqisë në Riad, Emrullah Isler dhe konsulli i përgjithshëm në Xheda, Mustafa Unal.

Presidenti më pas u nis me rrugë për në qytetin e shenjtë të Mekës.

Gjatë vizitës, Erdogani pritet të takohet me princin dhe kryeministrin saudit, Mohammed bin Salman dhe kryeministrin pakistanez, Shehbaz Sharif.

Ende nuk ka detaje tjera të takimeve.