Presidenti Erdoğan mbërrin në Rusi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka mbërritur në qytetin Soçi të Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në Aeroportin Ndërkombëtar Soçi, u prit nga zëvendësguvernatori i rajonit Krasnodar, Aleksandr Ruppel, kryetari i Bashkisë së Soçi-t, Aleksey Kopaygorodskiy, drejtori i përgjithshëm i protokollit të shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Igor Bogdashev, ambasadori turk në Moskë, Mehmet Samsar, kryekonsuli i Novorossisk, Fırat Bayar dhe personeli i ambasadës.

Bashkë me presidentin turk në Rusi mbërritën edhe kreu i shërbimeve inteligjente (MIT) Hakan Fidan, kreu i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın.

Erdoğan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të takohen në rezidencën zyrtare presidenciale. /aa