Presidenti Erdogan ndodhet për një vizitë ngushëllimi në EBA

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe njëherësh Emirin e Abu-Dabit, Sheik Mohammed bin Zayed Al-Nahyan.

Ish-Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheik Halifa Bin Zayed Al-Nahyan vdiq të premten.

Kreu i shtetit turk kishte zhvilluar një bisedë telefonike me emirin e Abu-Dabit, Sheik Mohammed Bin Zayed Al-Nahyan, të cilit i shprehu ngushëllimet e tij.

Erdogan, i cili ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për një vizitë ngushëllimi, u prit në Aeroportin Ndërkombëtar të Abu-Dabit nga Presidenti i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed Al-Nahyan.

Erdogan i përcolli ngushëllimet e tij Nahyan, të cilin e takoi në aeroport, për vdekjen e ish-presidentit Sheik Halifa Bin Zayed Al-Nahyan javën e kaluar.

Presidentët Erdogan dhe Nahyan më pas zhvilluan një takim kokë më kokë. /trt