Presidenti Erdoğan pritet me ceremoni zyrtare nga homologu i tij kroat, Milanoviç

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të turneut të tij në vendet e Ballkanit, është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç në Zagreb, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan u prit nga Milanoviç në zonën ceremoniale të Zyrës Presidenciale të Kroacisë ndërsa më pas u intonuan himnet e të dyja vendeve.

Erdoğan dhe Milanoviç, pasi përshëndetën gardën ceremoniale, vazhduan për në Zyrën Presidenciale ku zhvillohet takimi kokë me kokë, si dhe takimi midis delegacioneve.

Në ceremoni morën pjesë ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Vahit Kirişci, ministri i Tregtisë, Mehmet Muş, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, nënkryetari i AK Partisë, Numan Kurtulmuş, zv.kryetari i përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik, zv.kryetari i përgjithshëm i AK Partisë, Efkan Ala, kryetarja e Degës së Grave të AK Partisë, Ayşe Keşir, kryetari i Çështjeve Fetare (Diyanet) prof. dr. Ali Erbaş, drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalın, kreu i Industrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Ismail Demir, kreu i Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë prof. dr. Erol Özvar.

Dy liderët në ceremoni gjithashtu u shoqëruan nga bashkëshortet e tyre Emine Erdoğan dhe Sanja Musiq Milanoviq. /aa