Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti Erdogan priti në takim Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës

Presidenti Erdogan priti në takim Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti në një takim Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, raporton Anadolu.

Presidenti Erdogan u takua me Mbretëreshën Mathilde të Belgjikës, e cila po viziton Turqinë në kuadër të “Misionit Ekonomik”, në Pallatin Vahdettin.

Në pritjen që u zhvillua e mbyllur për mediat, Erdogan shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan.