Presidenti Erdogan sot do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të Kryeministrit Rama

Presidenti Recep Tayyip Erdogan këtë vit vizitën e tij të parë jashtë shtetit do ta bëjë në Shqipëri.

Presidenti Erdogan niset sot për në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.

Bisedimet do të shqyrtojnë të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri në nivelin e partneritetit strategjik dhe do të diskutojnë hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit.

Krahas marrëdhënieve dypalëshe, në bisedime do të diskutohen edhe çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

Me rastin e vizitës do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara nga Turqia në Laç për familjet që humbën banesat e tyre nga fatkeqësia e tërmetit në Shqipëri në vitin 2019.

Presidenti Erdogan do të përurojë Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. /trt