Presidenti francez, Emmanuel Macron, nesër do të vizitojë Kuvajtin për të zhvilluar bisedime me zyrtarët e këtij vendi të Gjirit, transmeton Anadolu.
Gjatë vizitës, raporton agjencia shtetërore e lajmeve KUNA e Kuvajtit, Macron, i shoqëruar nga një delegacion zyrtar, do të zhvillojë bisedime zyrtare me emirin e Kuvajtit, Sheikh Meshal Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah.
Vizita zhvillohet në një vit kur Kuvajti dhe Franca shënojnë 65-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.
Kjo do të jetë vizita e parë e Macronit në Kuvajt në cilësinë e presidentit dhe vizita e parë e një presidenti francez në këtë vend që nga shkurti i vitit 2009, kur atje qëndroi Nicolas Sarkozy.
Vizita e ardhshme vjen pas udhëtimit të Sheikh Meshalit në Francë në korrik të vitit 2025, kur ai zhvilloi bisedime me Macronin dhe e ftoi presidentin francez të vizitonte Kuvajtin në vitin 2026, me rastin e 65-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike.
Gjatë bisedimeve në Paris, të dyja palët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë mbrojtjen, investimet, energjinë dhe kulturën.


