Presidenti i Finlandës më 12 maj shpall vendimin në lidhje me anëtarësimin në NATO

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, njoftoi se do të shpallë vendimin e tij nëse vendi i tij do të anëtarësohet ose jo në NATO më 12 maj, raporton Anadolu Agency (AA).

Niinistö njoftoi në një konferencë shtypi se do të shpallë vendimin në lidhje me aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO më 12 maj.

Duke thënë se situata e sigurisë në rajon ka ndryshuar, Niinistö vuri në dukje se vendimin e tij do ta marrë pas takimit me qeverinë, partitë politike dhe organizatat joqeveritare.

Niinistö deklaroi se përdorimi i ashpër i forcës ushtarake nga Rusia ka shkaktuar shqetësime.

Sipas gazetës suedeze Expressen, Suedia dhe Finlanda do të aplikojnë për anëtarësim në NATO në datat 17-21 maj. /aa