Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha se vendi i tij do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ndaj Sirisë dhe se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë është strategji e Teheranit, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Pezeshkian zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad.
Pezeshkian tha se mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë është strategji e administratës së Teheranit.
Ai theksoi se ka zhvilluar bisedime me liderët e rajonit për zgjidhjen e problemeve në Siri. Pezeshkian tha se mbështetja e tyre do të vazhdojë për administratën e Damaskut.







