Presidenti pritet t’ia kthejë Ligjin për Pagat sërish Kuvendit të Kosovës

Presidenti Hashim Thaçi, pritet t’ia kthej Ligjin për Pagat sërish Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet t’ia kthej Ligjin për Pagat sërish Kuvendit të Kosovës për rishqyrtim.Këtë vendim, ai pritet ta marrë së shpejti, pas pranimit zyrtarisht të këtij ligji nga ana e Kuvendit të Kosovës. I kontaktuar nga Lajmi.net, mundësinë e rikthimit në Kuvendin e Kosovës të Ligjit për Pagat e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj.“Për shkak të ankesave të pranuara, kërkesave të sindikatave dhe të shoqatave profesionale, të OJQ-ve, por edhe të shoqatave të veteranëve, presidenti po e shqyrton seriozisht mundësinë që të mos e ratifikojë Ligjin për Pagat dhe t’ia kthej Kuvendit për rishqyrtim”, ka thënë Arifaj. Kundër projektligjit të ri për pagat kanë reaguar edhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës, Sindikata e Administratës Publike të Kosovës, “Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu Sh.A.” – KOSTT, Sindikata e Pavarur e Judikaturës së Kosovës, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror dhe të tjera.