Presidenti sirian e quan “korrigjim të historisë” pushtimin e Ukrainës

Në një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin të premten, presidenti sirian Bashar al-Assad ka vlerësuar pushtimin e Ukrainës nga homologu i tij rus si një “korrigjim të historisë”, thuhet në një deklaratë nga presidenca siriane.

Assadi ka dënuar “politikën destabilizuese të SHBA-së dhe NATO-s, e cila çoi në një degradim serioz të situatës në Lindjen e Mesme”, thuhet në një deklaratë të postuar në faqen zyrtare të Kremlinit.

Për kontekstin, Putini mbështeti në mënyrë thelbësore forcat qeveritare pro-Asad gjatë luftës civile në Siri. /koha