Presidenti sirian falënderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën “e madhe” pas tërmetit

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për premtimin e dhjetëra milionë dollarëve në ndihmë për vendin e goditur nga tërmeti, tha presidenca Siriane në një deklaratë.

“Emiratet e Bashkuara Arabe ishin ndër vendet e para që qëndruan me Sirinë dhe dërguan ndihma të mëdha dhe ndihma humanitare dhe ekipe kërkimi-shpëtimi”, tha Assad gjatë një takimi në Damask me ministrin e Jashtëm të Emirateve Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. /mesazhi