Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij azerbajxhanas, Ilham Aliyev, në një bisedë telefonike kanë diskutuar sulmin me dron në eksklavën autonome Nakhchivan të Azerbajxhanit, i cili plagosi katër persona, transmeton Anadolu.
Presidenti Erdogan dënoi sulmin me dron dhe i shprehu solidaritetin e Turqisë presidentit Aliyev dhe popullit të Azerbajxhanit
Më herët, Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit tha se eksklava Nakhchivan u godit nga dronë të lëshuar nga Irani, me një që goditi ndërtesën e terminalit në Aeroportin Ndërkombëtar të Nakhchivanit dhe një tjetër që ra pranë një shkolle në fshatin Shakarabad.
Ministria e Shëndetësisë e Azerbajxhanit njoftoi se katër persona u plagosën dhe se gjendja e tyre ishte e qëndrueshme.


