Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Presidenti turk dhe sulltani i Omanit diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Presidenti turk dhe sulltani i Omanit diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Sull­tani i Omanit, Haitham bin Tariq, diskutuan të mërkurën marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet rajonale gjatë një bisede telefonike, transmeton Anadolu.

“Sulmet ndaj Iranit, të ndjekura nga kundërpërgjigjet e Iranit ndaj vendeve fqinje vëllazërore në rajon, kanë vendosur rajonin në rrezik të një krize të paparë sigurie”, tha Erdogan, duke theksuar se sulmet që synojnë Omanin janë të papranueshme, sipas Drejtorisë së Komunikimit të Turqisë.

Erdogan tha se Turqia nuk ka hequr dorë nga përpjekjet diplomatike, përfshirë ndërmjetësimin, edhe nën kushtet aktuale, dhe se përpjekjet e tilla do të vazhdojnë.

Presidenti gjithashtu theksoi se bllokimi nga qeveria e Izraelit, nën udhëheqjen e Benjamin Netanyahut, i qasjes së myslimanëve në Xhaminë Al-Aqsa në Kuds është “i papranueshëm” dhe se Gaza mbetet në nevojë të madhe për ndihmë humanitare.

Ai shtoi se përpjekjet e Bordit të sapokrijuar të Paqes duhet të vazhdojnë me qëllim arritjen e një zgjidhjeje me dy shtete.

Erdogan gjithashtu i uroi sull­tanit përpara festës së Fitër Bajramit.