Rexhep Tajip Erdogan i bëri homazhe për Alija Izetbegoviçin në 20 vjetorin e vdekjes së tij
Presidenti turk kujtoi të enjten Alija Izetbegoviçin, presidentin e parë të Bosnje-Hercegovinës që udhëhoqi vendin drejt pavarësisë nga ish-Jugosllavia, në 20 vjetorin e vdekjes së tij.
“.. Kujtoj me mall dhe mëshirë Alija Izetbegoviçin, Presidentin e parë të vendit tonë mik dhe vëlla, Bosnje-Hercegovinës, një lider të mençur dhe një shpirt jashtëzakonisht të dhembshur… me fisnikërinë, guximin dhe qëndrimin e tij”, tha Recep Tayyip Erdogan. X.
Erdogan tha se Izetbegoviç mbante në zemër të gjithë botën islame së bashku me Bosnjën.
I quajtur shpesh “Mbreti i urtë”, Izetbegoviç është një nga mendimtarët më të rëndësishëm muslimanë të shekullit të kaluar.
Presidenti i parë i Bosnje-Hercegovinës arriti të fitonte pavarësinë e vendit të tij më 1 mars 1992, disa muaj pasi Sllovenia dhe Kroacia u shkëputën nga ish-Jugosllavia.
Ai vdiq në Sarajevë më 19 tetor 2003, pasi kishte shërbyer si president i Republikës së Bosnje-Hercegovinës nga viti 1992 deri në 1996 dhe si kryetar i presidencës boshnjake deri në tetor 2000.




