President turk, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në kuadër të samitit të liderëve të NATO-s në Hagë, raporton Anadolu.
Gjatë takimit të tij me presidentin Macron, presidenti Erdoğan tha se administrata e re e Sirisë po vepron me kujdes për të shmangur konfliktet rajonale, si dhe theksoi se siguria e Izraelit varet nga stabiliteti i fqinjëve të tij.
Erdoğan përshëndeti armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit, si dhe theksoi nevojën për qetësi të qëndrueshme dhe urgjencën e një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza mes krizës humanitare që po thellohet në enklavë.
“Përfshirja e aleatëve jo anëtarë të BE-së në sigurinë dhe mbrojtjen e re të Evropës është e dobishme”, tha presidenti Erdoğan, duke kërkuar një qasje strategjike afatgjate ndaj marrëdhënieve Turqi-BE.
Presidenti Erdoğan po zhvillon një seri takimesh dypalëshe me liderët në Hagë në margjinat e samitit të NATO-s që përfundon sot.



