Presidentja dekretoi Ahmet Ismailin për Guvernator të BQK-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar Ahmet Ismailin për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, raporton teve1.info

Sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, Osmani e ka uruar Ismailin për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës derisa e ka porositur që udhërrëfyes i punës së tij të jetë Kushtetuta e ligjet e shtetit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, z. Ahmet Ismaili.
Ajo e ka uruar z. Ismaili për përzgjedhjen nga Kuvendi i Kosovës, duke i dëshiruar suksese në realizmin e detyrave dhe përgjegjësive, të cilat burojnë nga kjo pozitë e rëndësishme.

Sipas Presidentes Osmani, Kushtetuta, ligjet, integriteti dhe profesionalizmi duhet të jenë udhërrëfyes përgjatë punës në institucionet shtetërore.

Ndërkaq z. Ismaili ka prezantuar vizionin e tij për BQK-në, si dhe nxitjen e rritjes së qëndrueshme të bazuar në përkushtimin ndaj shërbimit publik, efikas dhe transparent”, thuhet në komunikatë