Presidentja e Maqedonisë së Veriut bën thirrje për konsensus kombëtar për integrimin evropian të vendit

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në fjalimin e saj vjetor në Kuvend, bëri thirrje për konsensus kombëtar lidhur me integrimin evropian të vendit, raporton Anadolu.

Në fjalimin e saj para deputetëve të shtëpisë ligjvënësve, Siljanovska-Davkova foli për disa tema, duke përfshirë politikën e jashtme, përfaqësimin e barabartë, femicidin dhe mjedisin.

Ajo bëri thirrje për konsensus kombëtar lidhur me integrimin evropian dhe theksoi se problemi nuk është vetëm administrativ, por qëndron te ndryshimet kushtetuese, duke shtuar se është një kriter politik.

Presidentja tha se nevojiten garanci të qarta nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Bullgaria.

– “Nëse mund të bënte për Ukrainën, mund ta bëjë edhe për vendin tonë”

“Nevojitet vullnet politik, por jo vetëm i yni, por edhe i BE-së. Sepse ne kemi propozuar disa zgjidhje dhe BE-ja duhet të zgjedhë njërën ose të gjejë zgjidhjen e vet krijuese për të zhbllokuar procesin. Nëse ka një zgjidhje për Ukrainën dhe Moldavinë, do të jetë e lehtë të gjejmë një të tillë edhe për ne”, tha Siljanovska-Davkova.

Siljanovska-Davkova, duke folur për zjarrin në një klub nate në Koçani më 16 mars, tha se të gjithë do ta mbajnë traumën e kësaj tragjedie, e cila vrau 63 persona dhe plagosi më shumë se 200 të tjerë.

Në fjalimin vjetor të presidentes Siljanovska-Davkova morën pjesë, ndër të tjerë, kryeministri Hristijan Mickoski, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sashko Lafçiski, përfaqësues të bashkësive fetare dhe ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy.