Presidentja Vjosa Osmani për nder të muajit të Ramazanit, shtroi mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, Myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e tij.
Përmes një postimi nga ana e Presidencës, bëhet e ditur se Osmani theksoi se zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit.
Presidentja po ashtu shprehu falënderimin e saj të thellë për kontributin e vazhdueshëm të BIK-it, në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve tanë.







