Pretendimet e ateistëve mund të përgënjeshtrohen thjeshtë…

Hoxhë Halil Avdulli

Të gjitha pretendimet e ateistëve mund të përgënjeshtrohen thjesht sepse pjesa më e madhe e kritikës së tyre është në praktikat e gabuara të fesë ose në shndërrimin e fesë në një ideologji ose në një klasë përfituesish, por kjo nuk cenon origjinën e fesë, por menyrën se si shfrytezohet feja…
Po, edhe unë besoj se feja mund të bëhet opium për njerëzit, por nuk është ajo feja e pastër hyjnore që depërton në shpirtra dhe u dhuron atyre mëshirë, qetësi, çiltërsi, ndershmëri dhe lumturi.
Keqpërdorimi i fesë nuk e zbehë rolin e fesë, ashtu siç shfrytëzimi i makinës nga dikush për të kryer një krim nuk e zbehë shpikësin e makinës, por më tepër atë që e ka keqpërdorur atë.
Tani do të pajtohem me ateistët në të gjitha kritikat e tyre, por do të shtoj një pyetje të thjeshtë:
A është i nevojshëm mohimi i hipotezës së Zotit dhe Ditës së Fundit për këto kritika, apo mund t’u përmbahemi të njëjtave kritika ndërkohë që besojmë në Zotin dhe Ditën e Fundit si një domosdoshmëri që jeta jonë të ketë kuptim dhe të jemi moralisht përgjegjës?
Çfarë do ta detyronte njeriun të vëzhgojë veten në vetmi dhe në fshehtësi dhe të mos bëjë shkelje e shtypje nëse nuk beson në ekzistencën e një Zoti Vëzhgues, të Gjithëditur, Gjithëdëgjues, Gjithëshikues!!
Dhe cili është kuptimi i jetës në radhë të parë nëse do të përfundojë në hiç, ku krimineli dhe vrasësi do t’i shpëtojnë llogarisë, ku bamirësia e bamirësit do të humbasë kot!