Prijetari i dijetarëve dhe luftëtarëve në rrugën e Zotit, Shejh Jusuf Kardavi!

Rashid Ganushi

Kardavi do të mbetet Shejhu ynë i dashur, duke ngritur flamurin e mesatares dhe drejtësisë, për sa kohë që myezini zgjon të hutuarit, “eja në namaz, eja në shpëtim”

 

Shkruan: Rashid Ganushi

Që nga gjysmë shekulli më parë, shejhu ynë i dashur rezervoi ulësen e tij në rreshtin e parë të udhëheqësve të mendimit, politikës dhe thirrjes islame.

Nuk qëndroi gjatë për t’u veçuar pastaj në ulësen e udhëheqjes së mendimit, thirrjes islame, një qasje e veçantë që vazhdon të përsosë, zhvillojë dhe zgjerojë aplikimet e saj! Ajo është “rruga e mesatares” siç e quante, mesatare në besim, mesatare në politikë dhe në çdo fushë, është një mes i artë nga dy teprime.

U ndërtua shejhu i dashur si një Ez’herist i ndritshëm e interaktiv me kohën e tij, dhe shembujt si ai iu ekspozuan lloj lloj sprovash, megjithatë politika nuk e shpërqendroi nga objektivi i detyrës, nga thellimi në shkenca fetare në aspektin e ndërveprimit të tyre me realitetin e zhvilluar në të gjitha dimensionet e tij kulturore, intelektuale, shkencore, ekonomike dhe shtetërore, sepse islami erdhi për ta udhëhequr jetën dhe jo për ta izoluar atë, islami është një referencë nga referencat e saj, erdhi për ta zhvilluar atë në drejtim të arritjes së qëllimeve të tij më të larta në drejtësi, liri dhe dinjitet.

Gjatë tërë jetës së tij, Shejhu zhvilloi shumë beteja në shumë fronte, të përmbledhura nga një enciklopedi e madhe e mbushur me një pasuri shkencash dhe njohurish, që u përfshi në 170 libra: Enciklopedinë e Kardavit, ndoshta më e rëndësishmja prej të cilave është libri i tij “Hallalli dhe Harami në Islam” dhe teza e doktoraturës “Të Kuptuarit e Zekatit”, dhe libri i tij i madh mbi “Të Kuptuarit e Xhihadit”, ndoshta më i madhi i shkruar nga një dijetar mysliman për Xhihadin, i cili ka po aq qëllime fisnike në Islam nëse kuptohet drejt e vërteta e tij (xhihadit), aq sa u përdor për të bêrë dëm dhe shtrembëruar atë, përmes kuptimeve të shtrembëruara dhe të çoroditura të xhihadit, siç ndodhi në kohë të ndryshme, veçanërisht gjatë gjysmëshekullit të fundit, kur u përhap padrejtësia dhe mundësitë për kaos, çrregullim dhe krim në emër të xhihadit.

Dhe për shkak se Zoti është ruajtës i fesë së Tij, Ai ka caktuar dy shenja: Shejh Muhamed Gazalin dhe Shejh Jusuf Kardavin, mësues dhe nxënës, për të mbrojtur fenë e Zotit nga sulmi i teprimeve, imitimi i mashtruesve, ekstremizmi i ekstremistëve, dhe brutalitetin e të egërve që derdhën gjak dhe shkatërrim, duke u ofruar armiqve të fshehur me shumë mundësi për ta hedhur Islamin me terrorizëm dhe për ta shtrembëruar atë.

Shejhu dhe nxënësi i tij janë përballur me fenomenin e terrorizmit në vendin e origjinës në Egjipt, me reagimin kokëtrash e të pamatur ndaj padrejtësisë dhe brutalitetit të pushtetarëve.

Organet e sigurisë nuk do të ishin të afta, që pas ngritjes dhe përhapjes së ekstremizmit,  për t’iu kundërvënë ideologjisë së dhunës dhe ekstremizmit, dhe po të mos ishte Zoti që ruan fenë e tij, dhe falë Kardavit dhe shkollës se mesatares për t’iu përgjigjur këtij koncepti ekstremist, Islami do të ishte rrëmbyer nga terrorizmi dhe rrjetet aleate të tij.

Nga padrejtësitë e kohës është të akuzohet simboli më i rëndësishëm i Islamit bashkëkohor i zgjedhur nga organizata më e madhe bashkëkohore e dijetarëve, Unioni i Dijetarëve Myslimanë, anëtarësia e së cilës përfshinte dhjetëra mijëra dijetarë.

Akuzohet kryetari i saj për terrorizëm (Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër)!

Kardavi do të mbetet Shejhu ynë i dashur, duke ngritur flamurin e mesatares dhe drejtësisë, për sa kohë që myezini zgjon të hutuarit, “eja në namaz, eja në shpëtim.”

Jam i nderuar që jam një nga nxënësit e Kardavit dhe kam shkëmbyer dashuri, admirim dhe mendim me të, duke dëshmuar se ai, Zoti e mëshiroftë, ishte nga të paktët që kam lexuar para se ta takoja.

Kur e takova, imazhi nuk u lëkund, por përkundrazi u rrit në lartësi dhe shkëlqim, dhe e njëjta gjë ndodhi me mësuesin tim tjetër Algjerianin, Malik Bin Nebi, Allahu i mëshiroftë dhe ia zëvendësoftë umetit islam këta dy persona me të mirë, të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!