Princi i Kurorës Saudite: Palestinezët duhet të pranojnë propozimet e Trump ose të mbyllin gojën

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman, i njohur shpesh si MBS, u ka thënë krerëve të grupeve hebraike në SHBA se udhëheqësia palestineze duhet të pranojë kushtet për paqe të paraqitur nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura muajin e kaluar në Nju Jork me udhëheqësit e organizatave, bin Salman e kritikoi presidentin palestinez Mahmoud Abbas.

“Në dekadat e fundit, udhëheqja palestineze ka humbur një mundësi pas tjetrës dhe ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e paqes që i janë dhënë”, tha bin Salman në një raport të botuar në faqen e internetit të Axios nga Barak Ravid, korresponden i lartë diplomatik i Channel 10.

“Është koha që palestinezët të pranojnë propozimet dhe të bien dakord që të vijnë në tryezën e negociatave ose të mbyllin gojën dhe të mos ankohen”. /MESAZHI/