Prishtina fiton ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, shkon në finale të raundit preliminar

Prishtina ka arritur ta fitojë ndeshjen e parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit kanë triumfuar ndaj kampionëve të San Marinos, Folgore me rezultat 2-0 për të kaluar në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me iniciativën e skuadrës kosovare e cila kishte më shumë nga loja në pjesën e parë.

Kampioni në fuqi i Kosovës krijoi disa raste shënimi, por pa arritur ta thyejnë mbrojtjen e mysafirëve të cilët kryesisht qëndronin në fushën e tyre.

Gjithsesi përkundër dominimit të Prishtinës, 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Pjesa e dytë nisi me një Prishtinë edhe më sulmuese dhe më të fuqishme.

Vetëm gjashtë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, skuadra kosovare shënoi gol për të kaluar në epërs 0-1.

Ishte mesfushori kryesor i bardhekaltërve, Endrit Krasniqi që shënoi një gol të bukur për epërsinë e parë të kryeqytetasve pas asistimit nga Besnik Krasniqi.

Edhe pas golit të shënuar, Prishtina vazhdoi dominimin duke krijuar raste dhe duke luajtur më mirë se kundërshtari.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte sulmuesi Mendurim Hoti që shënoi për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore Prishtina shkon në finalen e raundit preliminar të Ligës së Kampionëve, ku takohet me Inter Escaldes.