Prishtina nuk e lëshon fronin shpallet kampion vjeshtor

Prishtina e ka mposhtur Dritën në javën e 17-të në “Ipko Superligën e Kosovës”.

Prishtina e ka mposhtur Dritën me rezultat, 2:0, në stadiumin “Fadil Vokrri”.Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa pjesa e dytë solli golin e parë në minutën e 56’, raporton “lajmi.net”.

Ndërsa, Prishtina arriti t’i shënoi dy gola, me anë të Meriton Korenicës dhe Khalid Abdul Basit (90’+4).

Kryeqytetasit arritën ta dominonin ndeshjen si nga posedimi i topit, ashtu edhe në shanset për gol, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato deri në minutën e 56’.

Prishtina vazhdon të jetë lidere e Superligës me 40 pikë, një më shumë se Feronikeli, që është në vendin e dytë.