Prishtinës do t’i shtohen edhe pesë shkolla të reja

Kryeqytetit të Kosovës pritet ti shtohen edhe pesë shkolla të reja.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati.

Ajo ka njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e re për ndërtimin e 5 shkollave të reja në Kryeqytet.

Po ashtu Musmurati ka bërë të ditur se shkollat e reja do të ndërtohen në lagjet Arbëria, Mati 1, Kalabria, Qendër dhe Veternik.

Ndërtimi i këtyre shkollave do të bëhet me partneritet publiko-privat, në bashkëpunim me Bankën e IFC.