Pritet shkarkimi i Solarit, Real Madrid e rikthen një njeri të njohur

Real Madrid po mendon që ta shkarkojë Santiago Solarin në këtë javë.

Pas eliminimit nga të gjitha garat, Real Madrid nuk dëshiron të vazhdojë më me Santiago Solarin.

Skuadra spanjolle do t’i ndajë rrugët me trajnerin argjentinas në këtë javë, duke e sjellë një emër të njohur në stol, përcjell lajmi.net.

Sipas ABC News, Real Madrid po e rikthen në skuadër Aitor Karankan, që në të kaluarën ishte në rolin e asistentin të Jose Mourinhos në Santiago bernabeu.

Ish-mbrojtësi i madrilenëve do të vihet në krye të skuadrës deri në fund të sezonit, për ta emëruar një trajner tjetër për sezonin e ri