Pritjes për modelin e ri nga Mazda po i vjen fundi

Pas disa vonesave të prezantimit të modelit CX-70 nga Mazda, ai pritet të debutojë më 30 janar të këtij viti.

Pavarësisht se është vetëm pak ditë larg premierës së tij, CX-70 ende nuk është parë duke u testuar.

Kjo mungesë testimi po i atribuohet ngjashmërisë së tij me modelin CX-90.

Madje, kjo ngjashmëri është konfirmuar edhe në një dokument zyrtar nga Mazda, ku theksohen performancat e njëjta të motorëve dhe madhësia e dy modeleve.

Klientët do të kenë mundësi të zgjedhin midis një motori turbocharged 3,3 litërsh, ose 2,5 litërsh hibrid, të dy të pajisur me transmision automatik me tetë shpejtësi.

Motori më i madh thuhet se do të jetë i disponueshëm në dy gjendje, me performanca dhe fuqi të ndryshme.

Ndërsa midis motorit me lëndë djegëse dhe transmisionit automatik, thuhet të jetë motori elektrik i cili merr energji nga një bateri prej 17,8 kWh.

Për shkak të performancave të ngjashme të të dy modeleve, duket se edhe çmimi i modelit të ri do të jetë i njëjtë me atë të CX-90. Çmimi bazë pritet të kapë vlerën prej 39,595 dollarësh.