Procesi mësimor mund të pezullohet deri të hënën

Procesi mësimor mund të pezullohet deri të hënën, kjo për shkak të motit të ftohtë. Burime të Mesazhi.com brenda MASHT-it thonë se janë duke e shqyrtuar një mundësi të tillë, por që ende nuk ka vendim zyrtar.

Sipas këtyre burimeve, vendimi do të merret brenda ditës.

Kujtojmë se ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori dje vendim që sot të mos mbahet mësim në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë për shkak të motit të lig që po mbretëron këto ditë në Kosovë dhe paralajmërimit për temperatura të ulëta gjatë ditës së nesërme./Mesazhi.com/