Procesorët e ardhshëm Threadripper janë emocionues por do të zhgënjejnë shumë përdorues

Procesorët do të jenë të disponueshëm për kompjuterët e punës Dell Precision 7875 dhe desktop të segmentit të lartë për klientë korporativë.

Pak vite më parë, Threadripper ishte sinonim i procesorëve më të fuqishëm për kompjuterët e shtëpisë. Brendi pjesë e procesorëve Ryzen, shty limitet e harduerit të kohës.

Por që prej 2019-ës kur debutuan seritë 3000 nuk ka pasur më një çip Threadripper për konsumatorët e nivelit të lartë. Megjithatë në muajt e fundit spekulimet rreth një procesori të ri Threadripper bazuar në arkitekturën Zen 4 të AMD janë shtuar e madje përflitet për një çip me 96 bërthama.

Sipas informatorit të njohur të Momomo në rrjetin social Twitter, desktopët e rinj Dell Precision do të vinë me dy variacione procesorësh Threadripper bazuar në arkitekturën Ryzen 7000. Threadripper Pro 7975WX do të ketë 32 bërthama dhe frekuencë maksimale prej 4Ghz.

 

Ndërkaq në krye të linjës do të qëndrojë Threadripper Pro 7995WX me 96 bërthama dhe frekuencë maksimale prej 5.1Ghz. Procesorët do të jenë të disponueshëm për kompjuterët e punës Dell Precision 7875 dhe desktop të segmentit të lartë për klientë korporativë.

Detaje të tjera të 7995WX janë 192 threads, 96MB L2 cache dhe 384MB L3 cache. Megjithatë nga AMD nuk ka pasur indikatorë se kompania po zhvillon një fole që do të pasojë TRX4, platforma e fundit e segmentit të lartë desktop ndërtuar me në mendje konsumatorët.

Linja Dell Precision është ndërtuar më tepër për korporatat dhe aplikacionet akademike.