Prodhimi i versionit elektrik të Chevy Equinox do të fillojë në vitin 2024

SUV-i më i shitur i Chevrolet do të shndërrohet në version elektrik vitin e ardhshëm.

Presidenti i General Motors në Meksikë, Francisco Garza konfirmoi se prodhimi i Chevy Equinox EV do të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2024, transmeton Telegrafi.

GM do të fillojë ndërtimin e Chevy Equinox elektrik në fabrikën e saj në Meksikë, Ramos Arizpe.

Ky do të jetë SUV-i i dytë elektrik, pas Blazer EV, që do të ndërtohet në objekt.

Modeli i parë elektrik i Blazer doli nga linja e montimit në fabrikë në fund të qershorit dhe dërgesat e klientëve filluan në tremujorin e tretë.