Produkti më i fundi i Apple është për identifikimin e sendeve të humbura

Apple e bëri të qartë se AirTags nuk cënojnë privatësinë. Komunikimi mes pajisjes dhe aplikacionit Find My në iPhone është i enkriptuar.

Në evenimentin pranveror të Apple, kompania prezantoi disa pajisje të reja po një mes tyre ra më tepër në sy: AirTags. Kjo pajisje të vogla me Bluetooth do të përdoren për të gjurmuar sende siç janë portofolë e çelësa nga iPhone.

Është një mënyrë mjaft lehtë për të gjetur objektet e humbura. Kanë një dizajn në formë disku prej çeliku që mund të vendoset në një xhep në çantën e shpinës apo në një aksesor tjetër.

Sapo të vendoset tek një send mund të hapni aplikacionin Find My dhe të lokalizoni në hartë. Sinjalet Bluetooth të AirTags do të komunikojnë me iPhone duke mundësuar gjetjen e sendeve.

Apple e bëri të qartë se AirTags nuk cënojnë privatësinë. Komunikimi mes pajisjes dhe aplikacionit Find My në iPhone është i enkriptuar.

Aktivizimi i tij është i thjeshtë mjafton të afroni një pajisje AirTag pranë iPhone dhe ky i fundit lidhet automatikisht me të. Këshillohet që të afrohen pranë telefonit kur janë të vendosur në aksesor në mënyrë të ti identifikoni me emra sendet në iPhone.

AirTag është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit falë certifikimit IP67. Ato do të shitet për 29 dollarë ose 99 dollarë katër copë. /PCWorld