Profesori japonez: Perëndimi duhet të veprojë, jo vetëm të flasë për Izraelin

Saul Takahashi

Saul Takahashi, profesor në Universitetin Osaka Jogakuin në Japoni, ka deklaruar se ende mbetet për t’u parë nëse liderët evropianë do të mbështesin me veprime fjalët e tyre të ashpra ndaj Izraelit për luftën në Gaza.

“Po përdoren fjalë më të forta dhe kjo do të rrisë presionin,” tha ai për Al Jazeera nga Osaka. “Por duhet të shohim nëse këto qeveri evropiane do të veprojnë në përputhje me fjalët e tyre.”

Sipas Takahashit, të gjitha qeveritë kanë detyrimin ligjor që të bëjnë gjithçka për të parandaluar gjenocidin në vazhdim në Gaza.

Ai shtoi se Perëndimi duhet të ndalë menjëherë përndjekjen e aktivizmit brenda vendeve të veta, përveç vendosjes së embargos ndaj armëve dhe ndërprerjes së marrëveshjeve tregtare me Izraelin, nëse ka synim ta ndalë ofensivën.

“Çdo lloj avokimi për palestinezët është thuajse i jashtëligjshëm, dhe qeveritë po shtypin aktivistët duke përdorur çdo mjet të mundshëm,” theksoi ai. /mesazhi