Prokuroria jep detaje për vrasjen e 27 vjeçarit në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin lidhur me  vrasjen e cila ka ndodhur sot, rreth orës 11:30, në afërsi të shkollës teknike në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Haxhi Zeka”.

Viktima me inicialet A.J., është plagosur nga një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij, mirëpo i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, me ç’ rast ka ndërruar jetë, transmeton Indeksonline.

Me të ndodhur rasti, njësitet policore kanë informuar prokurorin kujdestar, i cili ka dalur në vendin  e ngjarjes. Sipas provave  të para të siguruara  nga vendi i ngjarjes, është identifikuar vetura dhe pronari i saj, nga e cila veturë është gjuajtur në drejtim të viktimës.