Ballina Lajmet Kosovë Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për katër të arrestuarit

Seanca gjyqësore ndaj tre shtetasve të huaj dhe një kosovareje është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Indeksonline.

Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Strahinja Danokoviq dhe Laureta Zuba, u arrestuan të mërkurën mbrëma në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Seanca është e mbyllur për media ndërsa mësohet se prokurori i rastit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për të gjithë të arrestuarit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka dëgjuar deklarimet e të arrestuarve dhe gjatë ditës do të nxjerr vendimin e tij për rastin.

Të arrestuarit ishin shpallur prej kohësh në kërkim nga Interpoli me dyshimin se janë të përfshirë në vrasje e kidnapime të njerëzve në Mal të Zi.

At mëngjesin e sotëm u dërguar në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie.