Prokuroria Publike në ndjekje të zgjedhjeve, kanë marrë raportime për parregullsi

Komisioni për ndjekjen e parregullsive eventuale pranë Prokurorisë Themelore Publike në Maqedoni njofton opinionin se me vëmendje ndjekin procesin zgjedhor dhe gjitha ngjarjet gjatë votimeve.

Në gjitha prokuroritë në vend, përkrahë kujdestarisë së rregullt janë organizuar edhe ekipe shtesë të kujdestarisë me qëllim që siç thonë, sa më shpejtë dhe në mënyrë më efikase të reagohet në parregullsitë eventuale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Prokuroritë Themelore ka të raportuara disa parregullsi, për të cilat kompetentët marrin aktivitete në drejtim të vërtetimit të fakteve për veprat penale eventuale nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ata shtojnë se Komisioni për ndjekjen e parregullsive vazhdon të koordinojë punën e prokurorëve në lidhje me zbulimin dhe ndjekjen e kryerësve të veprave penale lidhur me zgjedhjet.