Instituti për Studime Humane dhe Avancim të Lartë Hasan Tahsin organizoi promovimin e librit “Perandoria Osmane 1299–1922” nga Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil. Autori ishte i pranishëm në këtë aktivitet, ku bashkëbisedoi drejtpërdrejt me pjesëmarrësit rreth temave dhe qasjeve historike të trajtuara në libër.
Ngjarja u pasurua me diskutime akademike nga panelistët PhD Fitim Veliu dhe PhD Fahri Avdija, të cilët ofruan analiza shkencore dhe vlerësime kritike mbi përmbajtjen dhe rëndësinë e veprës.
Në përmbyllje të aktivitetit, Prof. Dr. Ahmet Şimşirgil dhuroi autografe për të pranishmit, duke e bërë promovimin më interaktiv dhe të veçantë. Instituti Hasan Tahsin vazhdon të mbetet një hapësirë e rëndësishme për promovimin e shkencës, dijes, mendimit kritik dhe angazhimit akademik në shërbim të shoqërisë.









