Propagandë “për Jezusin” midis Prishtinës (Foto)

Tash e disa ditë në Kosovë janë duke u mbajtur aktivitetet të hapura të organizatave krishtere, ku proklamohen ideologji fetare – të krishtera.

Nën petkun e aktiviteteve argëtuese,  organizatat e krishtera “Bashkësia e Popullit të Zotit”, dhe “Kisha Rilndja e Kosovës”, kanë organizuar eventin “Yellow Tour”, ku përmes aktiviteteve argëtuese i tërhiqnin vëmendjen e kalimtarëve të Prishtinës, dhe i ftonin që së bashku të bëjnë lutjet fetare të krishtera.

“Zgjidh Jezusin pasi ai është duke të të pritur qe 2000 vite” shkruante në materialet e shpërndara në rrugët e Prishtinës.

Grupi që kishte marrur përsipër këtë aktivitet fetar vinte nga Italia, dhe përbëhej nga një grup i aktorëve që luanin skena të “ringjalljes së Krishtit” dhe “kryqëzimit të tij”.

Sipas njoftimeve që gjenden në faqen e “Yellow Tour”, ky aktivitet është zhvilluar në gjithë Europën Juglindore.

Kjo do të ishte krejt në rregull, pasi kjo pjesë e Europës është shumicë e krishterë, por është për tu habitur se si organizatorët nuk kanë përzgjedhur komunitetin e krishterë për të argëtuar bashkëfetarët e tyre, por kanë vendosur që në mënyrë të hapur të propagandojnë tek shumica muslimane e vendit.

Aktivitete të tilla janë mbajtur në qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë lloj informimi publik për këtë aktivitet tipik fetar.

Ja vlenë të kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka kryer një “gjueti shtrigash” duke mbyllur organizatat me karakter fetar në Kosovë, ndonëse shumë orej tyre janë merrur edhe me aktivitete humanitare e kulturore. Në “gjueti” e tillë sigurisht nuk janë përfshirë as organizatat e krishtera e as ato që kanë karakter të panjohur.

Ka kohë që në vend ndjehet dukshëm mungesa e aktivitetetve humanitare e kulturore që plotësojnë boshllëkun e komunitetin më të madh fetar të Kosovës. Jeta kulturore e shumicës muslimane nuk “ndriqohet” nga aktivitete komunale as për festa të përvjetshme sic janë Kurban dhe Fitër Bajrami. /MESAZHI/