Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Protestat në Rripin e Gazës, vriten dy palestinezë

Protestat në Rripin e Gazës, vriten dy palestinezë

Dy palestinezë janë vrarë të pretmen gjatë demostratave të dhunshme përgjatë Rripit të Gazës me Izraelin.

Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje në kokë dhe një 24-vjeçar vdiq nga plagët e shkaktuara me armë zjarri në këmbë dhe në bark, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Sipas raporteve djali u qëllua pasi tentoi të shkatërronte gardhin kufitar.

Adoleshenti hodhi gurë shumë pranë gardhit para se  të qëllohej.

Rreth 5000 palestimnezë protestuan në 5 pika përgjatë kufirit.

Protestuesit djegën goma dhe sulmuan forcat izraelite me gurë. Një bombë u hodh tek një grup ushtarësh.

Mbi 100 njerëz raportohet se janë plagosur gjatë protestave nga gazi lotsjellës dhe hapja e zjarrit nga izraelitët.

Disa mjekë gjithashtu mbetën të plagosur nga thithja e tymit.