Ballina Lajmet Kosovë Protestë me moton “Jo në emrin tim”, do të mbahet sot në...

Protestë me moton “Jo në emrin tim”, do të mbahet sot në Berlin

Një protestë me moton “Jo në emrin tim” do të mbahet sot, më 4 tetor në Berlin, para Parlamentit gjerman, në kundërshtim të aktgjykimit dënues nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas njoftimit, protesta nis në orën 12:00, te Reichstagsgebäude, në adresën Platz der Republik 1.

Gjithashtu sot vazhdon protesta e 19-të në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu” prej orës 19:00. Protesta “Jo në emrin tim”, me kërkesë edhe miratimin e Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Dhomat e Specializuara në Hagë dënuan në shkallën e parë me 81 vjet burgim për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.