Protestuesit janë tubuar jashtë kancelarisë në kryeqytetin gjerman Berlin, duke përdorur një Babagjysh gjigant të fryrë për të denoncuar politikat ekonomike të qeverisë gjermane, raporton Anadolu.
Demonstruesit mbanin një figurë të madhe që mbante sloganin “Pa zhvillim, pa dhurata. Një sezon festash pa probleme kërkon zhvillon ekonomik”, ndërsa i bënin thirrje qeverisë të përshtatë qasjen e saj mes shqetësimeve për ngadalësimin e performancës ekonomike.
Ekonomia gjermane u tkurr me 0,2 për qind në tremujorin e dytë pas rritjes prej 0,3 për qind në tremujorin e parë, duke shmangur një recesion dhe duke regjistruar ngecje në tremujorin e tretë. Kostot e larta të energjisë, porositë e dobëta globale dhe tarifat e larta amerikane janë çështjet më urgjente kundër rritjes.
Gjermania vuan nga mungesa e çipave, që shkakton ndalesa të prodhimit në industrinë e automobilave, ndërsa Kina po avancon në prodhim dhe vendi nuk ka më nevojë për Gjermaninë për produktet që më parë i blinte në vend që t’i prodhonte vetë.
Qeveria gjermane premtoi se do ta nxjerrë ekonominë nga ngecja me një rritje të ndejshme të shpenzimeve për infrastrukturë dhe mbrojtje, por efektet e masave do të zgjasin më shumë sesa pritej për t’u parë.
Gjermania e rishikoi parashikimin e saj të rritjes për vitin 2025 nga 0 për qind në 0,2 për qind më 8 tetor, ndërsa vlerësoi se ekonomia do të rimëkëmbet me një rritje prej 1,3 për qind në vitin 2026 dhe 1,4 për qind në vitin 2027, e udhëhequr nga shpenzimet publike.




