Çfarë mund të bëjnë vallë fjalët tona nëpër rrjete sociale, ndërkohë që as nuk i ndalin dot bombat dhe as i ushqejnë të uriturit dhe as i kurojnë të plagosurit?
Por, si edhe në raste të tjera të ngjashme, fjalët që ne themi, jemi ne ata që kemi më shumë nevojë për to. Na duket sikur ngushëllojmë veten për pafuqinë tonë për të përmbysur këtë realitet të trishtë. Shfryjmë dufin që na është mbledhur në fyt nga indiferenca dhe tallja e botës me jetët njerëzore. Mbajmë gjallë ndjenjën solidaritetit dhe dhimbjes për këtë ymet, që është katandisur si delet pa bari, që e shqyejnë ujqërit nga të gjitha anët, mbajmë gjallë zemrat tona që të mos vdesin si shumë të tjera.
O Zot në këtë ditë të bekuar Arafati, prano lutjet e një ymeti që vuan dhe pret çlirimin dhe ndihmën Tënde!
Hoxhë Justinian Topulli








