PSG-ja fiton në fund ndaj Brestit

Paris Saint-Germaini ka fituar në fund në udhëtim te Bresti.

Të shtunën mbrëma, PSG-ja triumfoi 2:1.

Carlos Soler i dha epërsinë PSG-së fillimisht me një gol në minutën e 37-të, para se Franck Honorat në të 43-n të barazonte rezultatin.

Fitoren parisienëve ia siguroi Kylian Mbappe në minutat shtesë.

PSG-ja vazhdon të jetë bindshëm liderë në Ligue 1. Ka 66 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë.