PSG ka një lajm të keq për Real Madridin, arsyeja Neymar

PSG ka reaguar për të zbehur mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid.

Real Madrid nuk do ta ketë të lehtë transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Neymar.

Ylli brazilian është një prej emrave të përfolur si zëvendësues i mundshëm i Cristiano Ronaldos i cili u largua nga klubi duke u transferuar në Juventus.

Por, “AS” shkruan se klubi i pasur francez ka marrë një vendim për ta heshtur interesimin e “Los Blancos” për blerjen e Neymarit, përcjell “lajmi.net”.

Paris Saint-Germain ka bërë gati ofertë të re financiare për të përmirësuar kushtet në kontratën e Neymarit në Parc des Princes, e vlefshme deri më 2022.