PSG ndryshon mendje, gati të negociojë me Barcelonën – pritet shkëmbimi Griezmann – Neymar

Paris Saint Germain duket se ka ndryshuar mendje dhe është gati të negociojë me Barcelonën, për shërbimet e Neymar.

Më herët gjatë kësaj jave është raportuar se PSG do të injorojë totalisht Barcelonën, duke mos pranuar as të negociojë për shërbimet e brazilianit.

Por, duket se situata ka ndryshuar, dhe kampionët e Francës tashmë janë gati për bisedime, madje kanë edhe një plan.

‘Sport’ shkruan se PSG janë gati të diskutojnë për një marrëveshje lidhur me Neymar, transmeton lajmi.net. Griezmann mund të jetë pjesë këmbimi e marrëveshjes, duke shkuar drejt Francës.

Neymar, i cili lidhet me një rikthim në ‘Camp Nou’ tash e disa kohë, ka parë skuadrën e PSG të refuzojë ofertat e Barcës, ndonëse kundër dëshirës së tij.

PSG tani janë gati të diskutojnë, dhe Griezmann mund të jetë çelësi për rikthimin e Neymar në Barcelonë.