Psikologia: Jeta e luksit në rrjete sociale po i çon adoleshentët në depresion

Teknologjia dhe përdorimi i rrjeteve sociale, po ndikon negativisht në shëndetin mendor të adoleshnetëve. Në një intervistë për Euronews Albania, psikologia Entela Binjaku shprehet se pas pandemisë është vërejtur që të rinjtë janë lidhur më shumë me rrjetet sociale duke refuzuar jetën reale.

Psikologia tha se “përballja me jetën e luksit të shfaqur në rrjetet sociale, po i fut adoleshentët në dëshpërim”.

Për psikologen, jo më pak të trishtuar janë edhe ata që postojnë një jetë luksi dhe plot shkëlqim.

Duke u nisur nga kjo situatë e vërejtuar tek të rinjtë, ekspertët këkrojnë që shëndeti mendor të vihet në fokus të politikave, dhe tju ofrohet ndihmë të rinjve, që si pasojë e vetmisë po bien në depresion.