Publikohen detajet e plota rreth modeleve të ardhshme Samsung Galaxy S24

Të tre pritet të vinë me Snapdragon 8 Gen 3 në SHBA, Kanada dhe Kinë, ndërsa në pjesën tjetër të botës përdoruesit duhet të kënaqen me Exynos 2400.

Nuk është më një sekret fakti se Samsung publikoi datën e debutimit të modeleve të reja flagship Galaxy në fillim të çdo viti.

Me vetëm pak javë të ngelura nga evenimenti Galaxy Unpacked, spekulimet janë shtuar të cilat me afrimin e debutimit sjellin informacione më të besueshme rreth planeve të gjigantit Korean.

Informatori i njohur i industrisë Evan Blass publikoi në rrjetin social X specifikat e plota të linjës Galaxy S24 që do të debutojë më 17 Janar.

Nuk ka asnjë surprizë kur flitet për numrin e smartfonëve që do të shohim me Galaxy S24, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 Ultra.

Të tre pritet të vinë me Snapdragon 8 Gen 3 në SHBA, Kanada dhe Kinë, ndërsa në pjesën tjetër të botës përdoruesit duhet të kënaqen me Exynos 2400.

Modeli standard ka ekran 6.2-inç AMOLED 2X FHD së bashku me kamër kryesore 50-megapiksel që mund të regjistrojë video 8K. Blass thotë se Samsung do të ofrojë zmadhim 30X dhe një lente të dyfishtë telefoto 3x në Galaxy S24.

Pajisja vjen me 8GB RAM bazë dhe hapësirë 128GB ose 256GB. Bateria prej 4,000 mAh mund të karikohet 50 përqind për 30 minuta.

Sipas Blass Galaxy S24+ do të ketë të njëjtin sistem kamerave. Tipari i tij dallues me modelin standard është ekrani 6.7-inç AMOLED 2x QHD+. Gjithashtu ka një bateri më të madhe prej 4,900 mAh.

Kapaciteti i RAM është rritur në 12GB me opsione hapësire 256GB ose 512GB.

Së fundi Galaxy S24 Ultra ndryshe nga dy modelet e para që kanë një kasë prej alumini, do të ketë një kasë prej titani. Edhe pse pritet të ketë të njëjtat specifika të brendshme hardueri si S24+, sistemi i kamerave në S24 Ultra do të jetë superior falë lentës kryesore prej 200-megapiksel me zmadhim 100x.

Ekrani AMOLED 2x QHD+ ka një madhësi prej 6.8-inç ndërsa bateria është gjithashtu më e madhe se S24+ me 5,000 mAh.

Ekranet në të tre modelet do të arrijnë një ndriçim maksimal prej 2600 nits. Smartfonët kanë rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit IP68 ndërsa S24 Ultra pritet të vijë me S-Pen.