Pulë me oriz kaf në furrë

Përbërësit:

  • 1 qepë e madhe
  • 3 filxhan çaji oriz kaf
  • 1 pulë
  • trumëz (opsionale)
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
  • 100 g gjalp

Përgatitja: Pulën e shpëlani mirë, e prisni pjesë-pjesë dhe i jepni një valë me pak kripë dhe degë trumëze. Pasi pula është zier diku 30 min për të lëshuar yndyrën e saj , e heqim mënjanë dhe lëngun e kullojmë me sitë të imët. Në një tigan skuqim qepën me vaj ulliri dhe gjalpë në zjarr ngadalë, shtojmë orizin të skuqet pak dhe masën e hedhim në tavë. Tek orizi shtojmë lëngun e pulës të nxehtë, raporti 2:1 për oriz të bardhë, por tek orizi kaf do më shumë kështu shtoni 7 filxhan çaji nga lëngu pulës bashkë me ujë të nxehtë nëse s’ju del dhe kontrolloni kripën, pak piper dhe më pas e trazoni. Zakonisht tre filxhan çaji duan tre lugë çaji kripë të rrafshët por kujdes sepse keni hedhur pak kripë dhe tek lëngu pulës gjatë zierjes. Sipër vendosni pjesët e pulës ku i lyeni me pak gjalp nga sipër dhe shtojini pak kripë dhe piper. Pjekja 200 C në furrë të parangrohur dhe e lini aq sa orizi ka pirë ujin dhe është gati. Ju bëftë mirë!