Punonjës humanitar të vrarë dhe të rrëmbyer në Afganistan

Një punonjës humanitar gjerman dhe një roje afgane janë vrarë në një sulm që iu bë një shtëpie në Kabul.

Edhe një shtetas finlandez u rrëmbye nga vendi i ngjarjes gjatë sulmit, i cili ndodhi rreth orës 11:30 të orës lokale, të shtunën në mbrëmje.

Kidnapimi është një problem i shpeshtë për afganët dhe qeverinë e tyre që po lufton kundër kryengritësve taleban.

Për shumë vite, të huajt kanë qenë shënjestër e rregullt, qoftë për shpërblim ose për të ushtruar presion mbi qeveritë e tyre. /MESAZHI/